Kryeministri Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Munih me të cilët ka biseduar mbi zhvillimet aktuale dhe rolin e mërgatës në fuqizimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Duke folur për mërgatën dhe rolin e saj, Kurti tha se ajo është një faktor i cili ka ndihmuar Kosovën në vazhdimësi.
Kryeministri Kurti i ka njoftuar bashkatdhetarët në Gjermani me të arriturat në tri vjetët e fundit, duke potencuar se papunësia e përgjithshme në Kosovë ka rënë nga 25.8% në 10.7%, teksa vendet e punës janë shtuar nga 350 mijë në 425 mijë.
Ai po ashtu tha se bruto produkti vendor ka shënuar rritje 33 për qind, ndërsa buxheti i shtetit 35 për qind. Po ashtu, ai përmendi punën e qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe përmirësimin në sistemin shëndetësor.