Kurti takon diasporën shqiptare në Këln
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kurti takon diasporën shqiptare në Këln
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas takimeve të djeshme me diasporën në Munih dhe Shtutgart të Gjermanisë, sot kryeministri Albin Kurti u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në Këln.

Në takim u diskutua mbi rolin e mërgatës, arritjet e përbashkëta, sfidat dhe rrugën përpara për më shumë progres, mirëqenie e prosperitet në avancimin e shtetit për vlera shoqërore dhe zhvillimin e drejtë.

"Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj," u shpreh kryeministri.

Kurti shprehu mirënjohjen mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë, teksa foli edhe mbi punën e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe investimet në mbrojtje, siguri, arsim, shëndetësi, bujqësi e teknologji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025