Kurti takon ambasadorin e Tajlandës dakordohen për bashkëpunim në agrikulturë e shëndetësi

Kurti takon ambasadorin e Tajlandës dakordohen për bashkëpunim në agrikulturë e shëndetësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Tajlandës në Budapest, Nipon Petchpornprapas.

Duke theksuar progresin demokratik dhe indikatorët pozitiv ekonomik në vendin tonë, Kryeministri Kurti foli për mundësitë për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, në shkëmbime tregtare dhe kulturore.


Ambasadori Petchpornprapas shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave në agrikulturë dhe shëndet publik.

Në takim u theksua potenciali dhe vullneti i të dyja shteteve për thellim e zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.

U bisedua për marrëveshjet me interes të ndërsjellë, si ajo për bashkëpunim ekonomik, si dhe për mbrojtje dhe nxitje të investimeve.

Lexo edhe

Video