Kurti takoi studentët përfitues të bursave për komunitetet, Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim

Kurti takoi studentët përfitues të bursave për komunitetet, Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim studentët përfitues të bursave të ndara nga MAShTI dhe MAPL për komunitetet.


“Studentët nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom, bashkëbiseduan me Kryeministrin Kurti, në takimin e përbashkët me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti theksoi faktin se tashmë arsimi i lartë ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët. Në takim u potencua se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim. U tha se përmes këtyre bursave në vlerë 1 mijë euro për studentët nga komunitetet, synohet që ata të fokusohen në ngritjen e tyre profesionale dhe akademike, pa pasur barrën e anës financiare. U ritheksua përkushtimi që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të mbështeten gjeneratat e reja, pa dallim”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lexo edhe

Video