Kurti takoi senatorin Gary Peters e kongresistin Andy Levin

Kurti takoi senatorin Gary Peters e kongresistin Andy Levin

Në kuadër të vizitës zyrtare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin.

Kurti me këtë rast shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.


Ai theksoi progresin e shënuar gjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, u bisedua edhe për kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Kurti theksoi rreshtimin e Kosovës krahas vendeve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërinë për të strehuar 5.000 refugjatë nga Ukraina, si dhe për të mirëpritur disa gazetarë ukrainas.

Lexo edhe

Video