Kurti takoi kongresistët Jones, Aderholt, Himes, McClain dhe Torres

Kurti takoi kongresistët Jones, Aderholt, Himes, McClain dhe Torres

Avokimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë ishin temat kryesore që ngriti kryeministri Albin Kurti në takimet e ndara me kongresistin Mondaire Jones dhe kongresistët Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres.

Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e kongresistëve amerikanë për Kosovën, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.


Ai theksoi angazhimin e Qeverisë dhe progresin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke veçuar ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

Duke potencuar angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike, u bisedua për rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në ekonomi, mbrojtje e siguri, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

Video