Kurti takoi drejtuesit e KODE Labs

Kurti takoi drejtuesit e KODE Labs

Gjatë vizitës në Detroit, Michigan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga drejtuesit e KODE Labs – Kosova & Detroit. 

Në këtë takim u diskutua për mënyrat se si qeveria mund të punojë me kompanitë e teknologjisë së informacionit dhe të trajnojë profesionistë të kësaj fushe, në shërbim të zhvillimit dhe rritjes së potencialit dhe kapaciteteve të teknologjisë së informacionit.

U bisedua për potencialin e zhvillimit të produkteve softuerike që mundësojnë efikasitet operacional dhe qëndrueshmëri.


Drejtuesit e ndërmarrjes prezantuan projektet e kësaj ndërmarrjeje që ka dy zyra, në Detroit dhe Prishtinë, dhe operon në Amerikë të Veriut, Evropë, Azi dhe Australi.

Në takim u theksua klima tërheqëse për investime në Kosovë dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme.

KODE Labs – Kosova & Detroit është ndërmarrje e teknologjisë së informacionit dhe shembull i investimit të kompanive amerikane në Kosovë, që krahas suksesit dhe profitabilitetit të kompanisë, njëherësh mbështesin edhe progresin e vendit tonë në këtë sektor, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video