Kurti takohet me ish-kongresistët amerikanë Nick Rahall dhe Peter Roskam

Kurti takohet me ish-kongresistët amerikanë Nick Rahall dhe Peter Roskam

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në një takim dy ish-kongresistët amerikanë Nick Rahall dhe Peter Roskam, të cilët i ka informuar mbi prioritetet e programit qeverisës dhe rezultatet në 100-ditëshin e parë të qeverisjes.

Në takim u diskutua për investimet e nevojshme të bizneseve nga diaspora dhe atyre amerikane në Kosovë.


Kurti tregoi hapat që ka ndërmarrë qeveria për përmirësimin e klimës për investime. Ai falënderoi ish-kongresistët për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Ata shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në fushën e mbrojtjes së mjedisit, investimeve në energji dhe infrastrukturë.

Ish-kongresistët kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë, me ftesë të komisionit parlamentar që e udhëheq deputetja Pacolli, në kuadër të programit “House Democracy Partnership”.

Lexo edhe

Video

error: