Kurti takohet me ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

Kurti takohet me ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Kurti ka thënë se mbështetja e Kanadasë për Kosovën dhe popullin e saj ka filluar herët, në momentet më kritike, dhe nuk ka reshtur për asnjë moment.


Ai shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në BE dhe NATO, teksa veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftimit kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, ballafaqimit me të kaluarën, dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal.

Për ambasadorin Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, kjo ishte vizita e parë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Ai tha se   demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe tregu i lirë janë vlera të përbashkëta të Kanadasë dhe Kosovës.

Kurti dhe ambasadori Bowman diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë e tërheqjes së investimeve në Kosovë, sidomos në fushën e teknologjisë informative.

Lexo edhe

Video

error: