Kurti takohet me ambasadorin Abbott – diskutojnë rreth masave kundër COVID-19

Kurti takohet me ambasadorin Abbott – diskutojnë rreth masave kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për  veprimet dhe masat që institucionet qeverisëse të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Me këtë Kurti e njoftoi diplomatin britanik mbi mbarëvajtjen e vendimeve të deritanishme dhe për vendimet e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se ruajtja e shëndetit publik mbetet prioriteti më i lartë, derisa vëmendje dhe kujdes i veçantë po i jepet edhe ekonomisë.


Ambasadori Abbott vlerësoi punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatës me koronavirus dhe përsëriti përkrahjen e Britanisë së Madhe për Kosovën.

 

Lexo edhe

Video