Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadorja finlandeze në Prishtinë Pia Stjernvall  biseduan sot gjatë një takimi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe fushat për avancimin e tyre, sidomos në ato të teknologjisë së informacionit, zhvillimit social-ekonomik, dhe projektet kapitale të Kosovës si ato në energjinë e ripërtërirë, në të cilat Finlanda mund të ofrojë ndihmën e saj.


Në takim u diskutua edhe për situatën pandemike në vendin tonë, e cila në javën e ditët e fundit ka shënuar përmirësim.

Kurti e falënderoi diplomaten Stjernvall për gatishmërinë dhe mbështetjen e pareshtur që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video