Kurti takohet javën e ardhshme me Macron

Kurti takohet javën e ardhshme me Macron

Në kuadër të përgatitjeve për vizitën e ardhshme në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltari në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltari i parë në ambasadë, Cyprien François.


Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me presidentin Macron.

Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, bashkëpunimi bilateral dhe thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës, si dhe për vizitën e fundit të kryeministrit Kurti në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.

Lexo edhe

Video

5 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: