Kurti, takim lamtumirës me Apostolovën

Kurti, takim lamtumirës me Apostolovën

Sot, në hapësirën e Muzeut të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputeten Fitore Pacolli, u takuan me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, t’u përshëndetur para mbarimit të misionit të ambasadores në Kosovë.


Sipas komunikatës së VV-së, gjatë këtij takimi lamtumirës, Kurti dhe ambasadorja Apostolova e falënderuan njëri-tjetrin për komunikimin e rregullt dhe për bashkëpunimin e mirë që kishin për këto katër vite sa ishte në detyrë ajo.

“Kurti i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e reja të saj, ndërsa ambasadorja tha se do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë. Të dyja palët shprehën dëshirë për të mbetur në kontakt të vazhdueshëm dhe z. Kurti shprehu gatishmëri për bashkëpunim mes Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Shefit të ardhshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë”, përfundon komunikata e VV.

Lexo edhe

Video

error: