Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se bazuar në gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist serb në Banjskë më 24 shtator ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut.
Kryeministri Kurti ka shkruar në platformën “X” se sulmi terrorist ishte koordinuar në 37 pozicione të ndryshme, për siç thekson ai krijimin e mundësisë për furnizim me armë dhe trupa, raporton KosovaPress.
“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të ndryshme. Krijimi i një korridori për në Serbi do të vinte më pas, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti.
Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023