Kurti: Sukseset e Policisë së Kosovës për rend e ligj në komunat veriore janë mahnitëse
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Kampin Belvedere në Mitrovicë. Ai ka deklaruar se aty është njoftuar për aksionet e Policisë dhe ka shtuar se sukseset e tyre për kushtetueshmëri në katër komunat veriore, janë mahnitëse.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se mbështetja e Qeverisë për Policinë e Kosovës është e garantuar.

“Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra "Minatori" e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere. U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024