Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Strategjia e re për e-Qeverisje 2023-2027 vendos vizionin për një administratë publike të digjitalizuar, e cila ndikon në mirëqenien e qytetarëve.
Në konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”, Kurti tha se digjitalizimi rrit transparencën dhe llogaridhënien.
Sa i takon transformimit digjital, shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se
Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun.
“Strategjia e re e e-Qeverisjes 2023-2027 që sot po e prezantojmë e vendos vizionin tonë për një administratë publike të digjitalizuar, e cila ndikon në mirëqenien e qytetarëve. Ajo, po ashtu e maksimizon efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes si dhe ndikon pozitivisht në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit…”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se fokusi i kësaj ministrie ndër të tjerash është edhe transforimimi digjital.
Ai tha se ky transformim rrit mirëqenien e qytetarëve dhe mundëson rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit.
Ndërkaq, mbasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde shprehu gaditshmërinë e shtetit të tij për Kosovës për përmirësimit të digjitalizimit në Kosovë.
Ai tha se fal bashkëpunimit të tyre janë përmirësuar shërbimet publike dhe zhvillimi i biznesit dhe cilësia e jetës për të gjithë qytetarët.
Ai, moment të rëndësishëm e konsideron edhe miratimin e strategjisë së qeverisjes elektronike, e cila sipas Rohde e përafron Kosovën me anëtarësimin në BE./B.Ibishi/