Kurti: S’kemi marrë kërkesë që avionët luftarakë nga Kosova të dërgohen në Ukrainë

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se s’kanë marrë asnjë kërkesë që nga Kosova të dërgohen avionët luftarakë MIG-29 të Polonisë në Ukrainë.

Kreu qeveritar tha se Kosova dëshiron të anëtarësohet sa më shpejt të jetë e mundur në NATO, pasi është një situatë e jashtëzakonshme dhe nuk mund të ketë sjellje të zakonshme.


Ai tha se porsa të marrin një kërkesë të tillë së bashku me institucionet tjera do të japin përgjigjen e duhur në kohë rekorde.

“Ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë, ndonëse Kosova nuk është vend anëtare e NATO-s, ne e kemi NATO-në në Kosovë, dëshirojmë të anëtarësohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Në një situatë të jashtëzakonshme që po kalon, jo vetëm kontinenti ynë nuk mund të sillemi  në mënyrë të zakonshëm. Prandaj ju kemi bërë thirrje aleatëve  tanë strategjik që të konsiderojnë shumë seriozisht përshpejtimin e proceseve integruese për Kosovën, me këtë rast edhe anëtarësim në NATO. Nuk e kemi një kërkesë të tillë për vendin tonë, kur ta marrin një kërkesë me qeverinë, presidenten, kuvendin do të  trajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, tha Kurti, pas vizitës në fabrikën e vajit në Gjilan.

Lexo edhe

Video