Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u zotua sot se këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret për viktimat e dhunës.
Kështu u shpreh ai në lansimin e projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, me ç’rast, u shpreh se për vite me radhë ka qenë shqetësuese numri i grave të dhunuara."Një hap i madh për drejtësi është rdhe ky traktat. Ne si qeveri kemi marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa e Stambollit dhe ky angqzhim i yni mbështet në një synim që çdo vajzë të rritet, duke u ndjerë e sigurt. Përgjigje institucionale, mbrojtje dhe trajtim, shërbime të shpejta dhe cilësore si dhe llogaridhënie institucionale. Kemi mundësuar ndihmë juridike falas pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike", tha Kurti.
Derisa përmendi hapat e ndërmarrë, Kurti shtoi se këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret që trajtojnë viktimat e dhunës.Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se dhuna ndaj grave është një fenomen i rëndë, që i paraprin trajtimi i pabarabartë që nga fëmijëria.
"Gratë dhe vajzat janë shpesh viktima të formave të ndryshme të dhunës. Ashtu siç e kërkon Konventa e Stambollit këto forma të dhunës duhet të kanalizohen. Ofrimi i shërbimeve duhet të bëhet nga profesionistë. Dhuna po raportohet, por jo në masën e duhur. Nuk mund te durojmë më raste te dënime minimale ose kur neglizhohen nga policia, prokuroria dhe gjykata", theksoi ajo.