Kurti sërish iu bënë thirrje kryetarëve të komunave në veri: Tërheqin automjetet, lirojeni rrugën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të largojnë nga pikat kufitare kamionët. Sipas tij, kamionët të cilët po qëndrojnë në pikat kufitare, janë pronë e institucioneve komunale.

“Jam njoftuar se pengesat në dy pikat kufitare po bëhet nga kamionë që janë pronë e institucioneve komunale. I ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet dhe grupin e organizuar të serbëve që të largohen nga rrugët regjionale sepse asisoj kanë bllokuar vetën”, tha ai.


Ai tha se është i hapur për Bruksel, por refuzimi ka ndodhur nga pala serbe.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativa. Jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve. Të lëvizim me tabela zyrtare[…]Njësia Speciale është vetëm për të mbrojtur e ruajtur pikat e vendkalimet kufitare. Nuk kanë fare të bëjnë me qytetarët e vendit. Policët special janë për të ruajtur policët kufitar. Përderisa ka bllokim të rrugëve na është imponuar një gjë e tillë”, ka deklaruar ai.

Në gjashtë mujorin e qeverisë, Albin Kurti në konferencë për medie tha se gjatë kësaj kohe, kanë marrë 260 vendime, të cilat sipas tij kanë ndikuar pozitivisht  në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.