Kurti: Serbia të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit

Kurti: Serbia të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit

Ish-krerët e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (SDB) të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq janë dënuar me 12 vjet burg në gjyqin më të gjatë në historinë e gjykatës në Hagë.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar kryeministri Albin Kurti i cili i ka quajtur “figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit”.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992. Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti.


Kurti po ashtu ka përsëritur se Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, e që sipas tij vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi i të dyja vendeve.

“Serbia sot duhet të përballen me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, shtoi Kurti.

Dyshja serbe u dënua për vrasjen, dëbimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve nga Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia në vitin 1992. Është vërtetuar se Stanishiq dhe Simatoviq kontrollonin njësinë famëkeqe, Bereta e Kuqe nga Serbia, e cila bëri krime në Samac.

Lexo edhe

Video