Kurti: S’duam t’i befasojmë aleatët por as ta zvarritim hapjen e urës së Ibrit
Lexohet për: 2 min.
albin kurti
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Ura e Ibrit është dashur të hapet që nga çlirimi i Kosovës dhe se po dëgjojnë me vëmendje vërejtjet e ndërkombëtarëve për hapjen e urës, por se Ura duhet hapur sa më parë.

Kryeministri Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Evropa i ka shembur të gjitha muret, prandaj duhet hapur edhe Ura e Ibrit.

“Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti kur u pyet për kohën se kur pritet hapja e saj, transmeton Gazeta Express.

Kurti iu ka përgjigjur edhe akuzave të opozitës, duke thënë se hapja e urës së ibrit nuk ka të bëjë me fushatë elektorale.

“Zgjedhjet janë më 9 shkurt e kjo çështje s’ka të bëjë me ato”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024