Kurti: S’do të ketë më terminale që zhvatin publikun e përfundojnë me pasurime të xhepave privatë

Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur sot se deri kah mesi i vitit të ardhshëm në të gjithë territorin e Kosovës do të shtrihen terminalet dhe se nuk do të ketë më terminale që do ta zhvatin vendin.

Ai në një konferencë për media ka folur rreth terminalit të Hanit të Elezit, për të cilin tha se është bërë një padrejtësi ndaj transportuesve për shkak të kostos shtesë, gjë me të cilën është duke u marrë ministria.


“Sa i përket terminalit të Hanit të Elezit është një padrejtësi që iu bëhet transportuesve. Unë jam në dijeni për këtë për shkak se janë bërë favore të padrejta dhe të paligjshme në të kaluarën. Aty ka kosto shtesë për transportuesit dhe e di që ministria është duke u marrë me këtë, por më kanë thënë që vendimet e mëhershme janë vulosur dhe ua kanë vështirësuar punën që të gjejnë zgjidhje të mirë e duhet të gjejmë zgjidhje më pak të keqe, por atë situatë nuk do ta tolerojmë. Unë ua kam thënë publikisht deri diku rreth mesit 2022 terminalet do të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës dhe nuk do të jenë më terminale të cilët zhvatin publikun e përfundojnë me pasurime të xhepave privatë. Këtë e kam përsëritur në veçanti me rastin e terminalit doganor që iu kthye Trepçës”, tha Kurti.

Ndërsa sa i përket banorëve të Kroit të Vitakut ku sot është dita e gjashtë që ata janë pa energji elektrike, Kurti tha se gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe atë të Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Lexo edhe

Video

error: