Kurti: Rezultati i zgjedhjeve jo i kënaqshëm për shkak të defekteve të brendshme dhe bashkimit të të tjerëve kundër LVV-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si jo të kënaqshëm e ka vlerësuar rezultatin e zgjedhor që arriti Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan dje. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se deri te ky rezultat për partinë që ai drejton ka ardhur për shkak të disa defekteve të brendshme dhe bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër LVV-së.

Kryeministri Kurti po ashtu ka uruar kryetarët e komunave që fituan në balotazhin e mbrëmshëm, derisa u shpreh se do të bashkëpunojë me të gjithë ata që do luftojnë korrupsionin dhe krimin, sidomos në aspektin e ndërtimit të egër.


“I uroj të gjithë kryetarë e komunave të cilët u zgjodhën dje ata do kenë shumë beteja  dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin  posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha nëpër qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër, unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë me të gjithë ata që duan ta luftojnë krimin dhe  me këtë rast do i mbikëqyrë me shumë vëmendje. Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat ne që ne duhet t’i analizojmë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosje”, tha Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve partia Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në katër komuna: Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në gjithsej 9 komuna, LDK në 7 komuna, ndërsa AAK ka fituar në 5 komuna.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: