Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se tashmë reciprociteti i targave për automjetet është vendosur.

Ai ka treguar se meqë targave të Kosovës do t’iu mbulohet simboli shtetëror atëherë të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet poashtu simboli i tyre në shtetin e Kosovës.


Kurti ka thënë meqë bllokuesit e rrugës Jarinje dhe Bërnjak do të largohen atëherë do të largohet edhe Njësia Speciale duke shtuar se ata mbeten përherë të gatshëm për ndërhyrje në çfarë cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen.

Në fund të reagimit ai ka shkruar edhe se “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt. Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, ka shkruar Kurti.

May be an image of text

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: