Kurti: Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi nuk do të mbahet më 11 maj

Kurti: Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi nuk do të mbahet më 11 maj

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi nuk do të mbahet më 11 maj, siç u njoftua më parë, tha duke iu përgjigjur pyetjes së televizionit N1 në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se sigurisht nuk do të ishte në Bruksel atë ditë, por se do të merrte pjesë në samitin disa ditë më vonë, në të cilin do të ishin të pranishëm të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Siç tha ai, kur bëhet fjalë për çështjen e dialogut, shpejtësia nuk është e rëndësishme, por që duhet të përgatitet më mirë.


Ai shtoi se është e nevojshme të vendosen parimet e dialogut dhe të mos bazohet vetëm në të kaluarën dhe interesat individuale.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi kohët e fundit se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë më 11 maj. Menjëherë pas kësaj, një reagim erdhi nga Prishtina – se Qeveria e Kosovës nuk ishte e informuar për këtë dhe nuk kishte marrë një ftesë.

Pasi njoftoi rinisjen e dialogut më 11 maj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se delegacioni serb po shkonte me mirëbesim dhe se ai shpresonte të gjente dyert e hapura për bisedime mbi “zgjidhjet e rëndësishme, para së gjithash ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, dhe zgjidhje kompromisi ” për paqen e qëndrueshme në Ballkan.”

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] me Vuçiq për dialogun Kurti: Dialogu rifillon në qershor, paraprakisht do takoj opozitën Kurti: Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi nuk do të mbahet më 11 maj Borrell: Dialogu nuk ka alternativë, “non paper” janë lajme të […]

Komentet janë të mbyllura.

error: