Kurti-qytetarëve të Podujevës: T’i japim përgjigje atyre që vodhën të ardhmen tuaj dhe fëmijëve

Kurti-qytetarëve të Podujevës: T’i japim përgjigje atyre që vodhën të ardhmen tuaj dhe fëmijëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Shpejtim Bulliqi i duhet Podujevës për ta shpëtuar nga mashtruesit e përfituesit, për të shpejtuar për zhvillim e përparim sepse është humbur tepër shumë kohë.

Kurti ka thënë se shpresa për ndryshim u testua në 4 muaj të qeverisjes së LVV-së në pranverë të këtij viti, duke thënë se ato që i premtuan edhe i realizuan.

Kurti në një video të paraqitur, ka thënë se të tjerët as nuk kanë parime dhe as parime.

Sipas tij, këto zgjedhje janë me rëndësi për Podujevën por edhe për gjithë Kosovën, pasi do të shikohet nëse do të vendoset të ndëshkohet qeverisja e keqe në këto 20 vitet apo do të lejohet vazhdimin e saj, do të shikohet nëse do të ndëshkohet mashtrimi  dhe poshtrimi që përjetuan nga zgjedhjet e kaluara apo do të tolerohet ajo.


“Por unë kam bindjen se në llapin e bacës Adem, Afrimit, Shaban Shalës, Ali Ajetit e Hasan Ramadanit, të Zahirit e të Ilirit. Nga Ylfete Humolli e te Mon Balaj nuk ka munguar e nuk mungon guximi për të ndryshim, e ndryshimi për Podujevën vjen me Shpejtimin e Vetëvendosjen”, tha ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=831483614330649

https://www.facebook.com/gazetakombiofficial/videos/831483614330649/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: