Kurti: Qeveria do t’u qëndrojë pranë familjeve të bashkatdhetarëve që vdiqën në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka premtuar mbështetje të gjithë familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, në aksidentin tragjik të së dielës. Pas ardhjes në Kosovë të dhjetë viktimave, Kurti ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes është duke qëndruar afër morgut të Prizrenit.

Para fillimit të mbledhjes së qeverisë, shefi i ekzekutivit u ka shprehur ngushëllime për të gjithë viktimat e aksidentit tragjik në qytetin Sllovanski Brod të shtetit kroat.

“Sot u kthyen në Kosovë trupat e bashkatdhetarëve tanë që nuk i mbijetuan aksidentit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur korteshin në Vërmicë, ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tani është afër morgut të Prizrenit. Është një dhimbje me pikëllim për mbarë popullin tonë. Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kemi pritur 21 bashkatdhetarë të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Sllovanski Brod të Kroacisë”, u shpreh Kurti.


Ai u ka shprehur mirënjohje të gjitha institucioneve të Kroacisë, duke premtuar edhe ndihmë për gjithë bashkëatdhetarëve, për tu lehtësua dhimbjet nga pasojat e aksidentit.  

“Edhe një herë ju shprehi mirënjohje të gjitha institucioneve shtetërore të Kroacisë, e në veçanti kryeministrit Plenkoviq për ndihmën e pakursyer në këtë situatë të rëndë. Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë pranë bashkatdhetarëve me të gjitha mundësitë që t’ua lehtësojmë atyre dhimbjet nga pasojat e aksidentit”, ka theksuar ai.

Mesditën e sotme në pikën kufitare në Vërmicë kanë arritur dhjetë trupat e pajetë të cilat të dielën mbetën të vdekur në aksidentin me autobusë. Ceremonia e varrimit të kosovarëve është paralajmëruar pasditen e sotme, në vendlindjen e viktimave.

Lexo edhe

Video

error: