Kurti: Pushtimi i Ukrainës nga Putin, rikujton agresionin fashist në Evropë

Kurti: Pushtimi i Ukrainës nga Putin, rikujton agresionin fashist në Evropë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, kryeministri Albin Kurti ka komentuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.


Ai në një postim në Twitter ka thënë se pushtimi ilegal i Ukrainës nga Vladimir Putin është një rikujtim se të qenit pro paqes kërkon që të jesh edhe antifashistë.

“Këtë vit, teksa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ne ndjejmë dhimbje gjithashtu për shpërthimin e luftës. Pushtimi ilegal i Ukrainës nga Putin, duke kujtuar ditët më të errëta të agresionit fashist në Evropën e shekullit të 20-të, është një rikujtim se të jemi pro paqes kërkon që ne të jemi edhe antifashist”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video