Kurti priti në takim Bordin e ShSKUK- së

Kurti priti në takim Bordin e ShSKUK- së

Kryeministri Kurti takoi krerët e shëndetësisë në Kosovë me të cilët bisedoi rreth sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, reformave dhe fuqizimin e klinikave e spitaleve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor. Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale:

1)        Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.

2)        Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.


3)        Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

4)        Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

5)        Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

6)        Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve’, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se Kurti ka shprehur zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar në këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Lexo edhe

Video