Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës

Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës, ku është biseduar mbi prioritetet në këtë ndërmarrje, si dhe planet e bordit, me theks të veçantë në projektin e ITMAT për postën ndërkombëtare.

Kurti me këtë rast ritheksoi kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të Postës së Kosovës.


Në takim morën pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri. 

Bordi i përkohshëm i Postës, i cili u votua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 21 maj, kryesohet nga Safije Beseni, ndërsa anëtarë janë edhe Sebahate Krasniqi, Genc Rama dhe Genc Haliti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.