Kurti priti me nderime shtetërore kryeministrin Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me nderimet më të larta shtetërore, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me një ceremoni solemne të mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, dy homologët parakaluan nën tepihun e kuq pranë gardës ceremoniale të FSK, ku u intonuan dy himnet shtetërore.


Pas takimit dy palësh dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Rama në këtë takim ishte i shoqëruar me një pjesë te kabinetit të tij qeverisës.

Ndërkohë, lideri i ekzekutivit shqiptar do të takojë edhe liderët tjerë politikë në Kosovë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • Fillon takimi Kurti-Rama - KosovaPress , September 27, 2021 @ 7:59 am

    […] Kurti priti me nderime shtetërore kryeministrin Rama Edi Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga Çeku e Rizvanolli Vizita e Ramës, bllokohet rruga “Agim Ramadani” […]

Komentet janë të mbyllura.

error: