Kurti presidentit të KE: BE po mban peng qytetarët e Kosovës

Kurti presidentit të KE: BE po mban peng qytetarët e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar në Bled të Sllovenisë, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Hezitimet politike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, po mbajnë peng qytetarët e Kosovës, duke i privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së”, tha kryeministri Kurti.

 Ai shprehu keqardhje edhe për faktin se marrëveshja e MSA -së, e nënshkruar ndërmjet BE -së dhe Kosovës, nuk po i jep efektet e dëshiruara, meqenëse për shkak të kufizimit të vizave, është e pamundur që bizneset kosovare të lëvizin lirshëm brenda BE -së.


 Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe asnjë nismë tjetër e cila do të rrezikojë integrimin e saj në BE, apo nisma që janë vlerësuar si  konkurrencë  e pashëndetshme për integrimin evropian.

 Sipas kumtesës qeveritare ndër të tjerash u bisedua për dialogun me Serbinë, takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel dhe përgatitjet për takimin e radhës.

Po ashtu, u bisedua për sfidën e përbashkët me pandeminë COVID-19 dhe nevojën për përkrahje në përballimin e vështirësive të shkaktuara nga kjo krizë globale.

Lexo edhe

Video