Kurti: Policia po heton krimin e rëndë që ndodhi në Gllogjan

Kurti: Policia po heton krimin e rëndë që ndodhi në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së tre personave në Gllogjan, duke thënë se Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.


Kurti ka shkruar në Facebook se sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit.

“Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: