Kurti pjesë e panelit diskutues në Forumin Ekonomik Botëror

Kurti pjesë e panelit diskutues në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos/Klosters.

Diskutimi në panel u kryesua nga Borge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherësh anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror.


Krahas Kurtit, në këtë sesion diskutuan edhe Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, ministër për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ky sesion që ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor, ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video