Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti përplaset me krerët opozitarë

Kurti përplaset me krerët opozitarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu kundërpërgjigjur krerëve opozitarë tha se seanca e sotme është për t’i nxjerrë mësimet nga gabimet e ish-qeverisjeve të tyre.

Ai duke ironizuar tha se të njëjtit po flasin në një seancë tjetër, pasi pikë e rendit të ditës sot nuk është takimi i së martës në Bruksel. E për këtë të fundit, Kurti tha se nuk do të ketë platformë, pa e ditur agjendën e tij. Megjithatë, platformë për dialogun, por nga këndi opozitar paralajmëroi ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, cili kërkoi harmonizim me dy partitë e tjera opozitare.

“Disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, jo në këtë seancë, sepse kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës. Më lejoni t’ju lexoj rendin e ditës: Pika e katërt e rendit të ditës thotë se diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë. Ne jemi në të njëjtën vend dhe kohë, por jeni në një seancë tjetër. Nuk jeni në këtë seancë, pra po flisni për një pikë që nuk është. Duhet të kërkoni shmangie paraprakisht se pse nuk është në rend të ditës takimi të martës. Kjo seancë është që ne t’i nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja. Për këtë është kjo seancë”, tha ai.

Duke argumentuar se platforma nuk është e nevojshme para takimit të së martës në Bruksel, kryeministri Kurti e pati edhe një lutje karshi partive opozitare.

Në javën e ardhshme nuk do të takim të ri për dialogun e vjetër. Nuk do të jetë një takim i radhës për të njëjtin dialog që na ka sjellë në këtë situatë. Por do të jetë takim për dialogun e ardhshëm, nuk jam duke vazhduar punën paraprake unë. Çfarëdo platforme për dialogun e ri do të ishte gabim para takimit për dialogun e ri. Platforma nuk është hapi i parë, kur e ke hartuar platformën e ke pranuar dialogun. Dialogut që ende nuk i dihet agjenda, prandaj ju keni bërë këso gabime dhe na keni sjellë në këtë situatë. E kam veç një lutje në fund, mos më rrëzoni edhe një herë se mandej”, tha ai


Këtë reagim të kryeministrit Kurti, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e quajti pehlivan, derisa kërkoi konsensus mes partive opozitare për hartimin e një platforme para takimit të Brukselit.

“Çka bëri kryeministri Kurti në përgjigjen e tij, në dilemat që i ngritëm i thonë kësaj pehlivan. E ftoj si pehlivan të shkojë edhe në Bruksel dhe të ballafaqohet me Serbinë. Kur temat janë të mëdha dhe popujt janë të vegjël shtetet e humbin qëllimin dhe po e shoh se ju e keni humbur qëllimin në dialog. Nuk keni as vizion, as plan, as vullnet për të udhëhequr këtë proces, prandaj i ftoj kolegët e opozitës që ne të dekorohemi për hartimin e një platforme para se Albin Kurti të shkojë në Bruksel për dialog. Një draft e kam të gatshëm dhe e di që LDK dhe AAK i kanë draftet e gatshme. T’ia ndihmojmë, e kam seriozisht”, theksoi Hoxhaj.

Lidhur me kërkesën për mos rrëzim të qeverisë Kurti II, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajti viktimizim dhe i tha se do ta rrëzojë vetveten.

“Në qoftëse vendosni të injoroni këtë të vërtetë dhe të gjithë diskutimin ta vendosni tek e shkuara, anuloni të gjitha marrëveshjet. Mjaft më me ankesa, je kryeministër që i ke krejt, bënë çka ta merr mendja, veç dramë dhe viktimizim mos bë, pasi nuk është duke të rrëzuar askush. Edhe nëse donë me u rrëzuar, ke me rrëzuar vetën”, tha ai.

Derisa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj Kurtit rreth kohës sa ka qenë kryeministër dhe bartjes së procesit të dialogut te ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Nuk ka ndodhur asnjë takim bilateral gjatë gjithë kohës sa unë kam qeverisë. Kërkoj falje që ju kam marrë nga doktrina e juaj, unë kam bërë vetëvendosje. Sa i përket temave, unë nuk kam lejuar temën e ushtrisë me qenë temë e dialogut”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: