Kurti: Përgjegjësi institucionale dhe vetëdijësim shoqëror për dhunën seksuale gjatë luftës

Kurti: Përgjegjësi institucionale dhe vetëdijësim shoqëror për dhunën seksuale gjatë luftës

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vasfije Krasniqi dhe zëdhënësen e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, vizitoi komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Kurti u njoftua nga afër për punën e këtij komisioni, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve, familjeve të tyre, dhe për gjithë shoqërinë.


“Ne nuk mund ta imagjinojmë tmerrin që kanë përjetuar personat që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës, pasuar me ndrydhjen e pasluftës. Janë viktimizuar sërish nga stigma dhe mos intervenimi institucional për të trajtuar këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori. Kombinimi i përgjegjësisë institucionale dhe vetëdijësimit shoqëror mund të sjellë rezultatet që duam, për të tejkaluar sfidat për realizimin e mandatit të këtij komisioni dhe nxitjen e aplikimit për realizimin e së drejtës së tyre të garantuar me ligj, shtoi ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e thirrjes së vazhdueshme për personat e mbijetuar që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, dhe që këto thirrje të arrijnë kudo që të mbijetuarat/it mund të jenë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim ishin të pranishëm kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, Minire Begaj Bala, anëtarët e komisionit, së bashku me përfaqësueset organizatave joqeveritare të autorizuara për të ndihmuar në procesin e aplikimit: Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së dhe Mirlinda Sada, drejtoreshë e Medica Gjakova, si dhe anëtarët e sekretariatit të këtij komisioni qeveritar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: