Kurti për Xhevdet Bajrajn: Poet e njeri i papërsëritshëm

Kurti për Xhevdet Bajrajn: Poet e njeri i papërsëritshëm

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të poetit Xhevdet Bajra, i është ndarë nga jeta më 22 qershor të këtij viti.

“Erdhëm këtu që t’i japim lamtumirën e fundit dhe të vendosim lule të freskëta te varri i poetit të madh të popullit tonë, Rahovecit, të Kosovës, të letërsisë dhe artit shqip”, ishin fjalët e para të kryeministrit pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.


Ai është poet dhe njeri i papërsëritshëm, tha më tej kryeministri, që e ka dashur shumë tokën, natyrën, qiellin, zogjtë e lirinë dhe na kanë bërë, që edhe ne t’i duam të gjitha këto edhe më shumë.

 “E ka dashur popullin e shoqërinë e në veçanti e ka dashur Rahovecin dhe rrushin, andaj, ai do të prehet këtu i qetë, por vepra e tij, poezia e tij, do të jetojë shumë, shumë gjatë e po aq gjatë edhe do të studiohet nga brezat që vijnë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Lexo edhe

Video