Kurti për rekrutët e rinj: FSK-së po i shtohen ushtarë të gatshëm për t’i shërbyer atdheut

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) “Skënderbeu” në Ferizaj janë betuar 180 rekrutë të rinj.

Pas betimit të tyre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para të pranishmëve e cilësoi të veçantë ditën e sotme të veçantë për Kosovën.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ushtrisë së Kosovës iu shtuan 180 ushtarë të gatshëm të mbrojmë qytetarët dhe territorin e Kosovës.

“Sot për ju për familjet tuaja për FSK dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë. Qeveria e Kosovës Forcën ku do të shërbeni e ka vendosur një nder prioritet e saj. Rritja ë buxhetit për FSK-në tregon për përkushtimin që kemi për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorin tonë, tregon përkushtimin tonë për ruajtën e paqes në rajon e më gjerë”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe

Video

error: