Kurti për masat antiCOVID-19: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kurti për masat antiCOVID-19: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me masat e reja antiCOVID-19 të vendosura të martën në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, për çka tha se i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezentë.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara

Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.


Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë.

Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira…

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: