Kurti për "La Repubblica": Tentakulat e carit mbi Ballkanin - Kosova është ende në rrezik
Lexohet për: 5 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për “La Repubblica” se ish-Bashkimi Sovjetik është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj Donbass, Krime, Transnistria, Osetia e Jugut, ndërsa ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entitetin serb në Bosnje, një entitet serb në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës.

Kurti në këtë intervistë thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është një kukull e Kremlinit, i cili dëshiron paratë evropiane dhe armët ruse.

Intervista e plotë:

"La Repubblica": Serbia si Rusia?

Kurti: BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj: Donbass, Krime, Transnistria, Osetia e Jugut ... Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entitetin serb në Bosnje, një entitet serb në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës.

"La Repubblica": Serbia e Madhe e serbit boshnjak Dodik si Nëna e Madhe ruse e Putinit? Një mit që duhet të rikrijohet të kushtojë sa të kushtojë?

Kurti: Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Na tronditi, por nuk na befasoi. E kemi parë të vijë me buildup ushtarake. Putin dështoi blitzkrieg, por nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskyn, ai dëshiron ta bëjë këtë me Biden. Ai dëshiron një Jaltë të re. Ai ndihet si Stalini dhe sheh Roosevelt-in e tij në Biden, por nuk dëshiron Churchill midis këmbëve. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e tij. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t'i mjaftojë: do t'i duhet ta zgjerojë nëse do të bëjë traktativa me Biden. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon në të cilin mund të përpiqet ta bëjë këtë. Dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri.

"La Repubblica": Në Ballkan?

Kurti: Këtu janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk është në NATO, por ka NATO-n në vetvete (misionin e paqes KFOR, i cili ishte dhe do të kthehet nën udhëheqjen italiane). Ne duhet të bëjmë një hap të mëtejshëm drejt partneritetit në Programin e Paqes të NATO-s: është vendimtare për sigurinë e zonës dhe ne llogarisim në ndihmën e Italisë.

"La Repubblica": Serbia nuk ju njeh dhe sigurisht nuk do të anëtarësohej në NATO.

Kurti: Ajo dëshiron paratë evropiane dhe armët ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 2021. Serbia, nga ana tjetër, mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë te “mburoja sllave”. Kanë këto mite mesjetare, pan-sllave dhe shumë të errëta.

"La Repubblica": Ata ju akuzojnë se e trajtoni pakicën serbe ashtu siç ukrainasit trajtonin pro-rusët në Donbass.

Kurti: Presidentit Putin i pëlqen të mistifikojë ndërhyrjen e NATO-s për të justifikuar hegjemoninë ruse. Ne kishim zgjedhjet në Kosovë dhe një referendum në kohën e pushtimit serb, por referendumet në Krime dhe Donbas ishin shumë të ndryshëm: qendrat zgjedhore ishin në duart e ushtarëve të armatosur rusë. Pastaj ishte OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare që e bëri të qartë se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

"La Repubblica": Çfarë do të ndodhë tani?

 Kurti: Ka elementë që mund të na bëjnë të parashikojmë të ardhmen. Serbët shpenzojnë 2.9% të PBB-së për ushtrinë dhe e rritën buxhetin e tyre me 70% nga viti 2015 në 2021. Rritja shtyu Kroacinë që të shpenzojë një miliard dollarë në avionë luftarakë. Serbia ka 40 MIG. 8 "të dhuruar" nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia. Ajo ka 30 tanke T72 dhe 30 automjete të tjera të blinduara dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore. Në vitin 2012, para Vuçiq-it, kishte dy programe të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë. Në vitin 2016 ishin 50, vitin e kaluar njëqind. Qendra e Sputnik-ut në Ballkan është në Beograd; dhe 160 kilometra nga Prishtina është "Qendra Humanitare" ruse: ato janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor, dhe siç e kemi parë nuk është një zëvendësues për luftën: është përgatitja e saj”.

"La Repubblica": A keni frikë nga një Ukrainë e re këtu?

Kurti: Vuçiq e ka parë Putinin 19 herë. Herën e fundit, më 25 nëntor, i foli për "standarde të dyfishta" dhe "hipokrizi ndërkombëtare" dhe i tregoi veriun e Kosovës në hartë. Gazprom ka 56% të industrisë serbe të naftës dhe 51% të njësisë së madhe të magazinimit në Vojvodinë. Lukoil, Hekurudhat Ruse, Vtb bank. Rosatom, Roscosmos dhe Sberbank janë të gjitha atje: është hardueri i pranisë ruse në Serbi dhe Vuçiq është softueri.

"La Repubblica": Ju jeni një lider nacionalist. Nacionalistët e UÇK-së po gjykohen në Hagë si terroristë.

Kurti: Kanë bërë luftë të rëndë me Serbinë, kemi pasur dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të rangut të lartë të Kosovës në burg që luftonin për liri ndërsa Vuçiq, ministri i Millosheviq-it, flirton me Putin-in. Është një nga paradokset evropiane.

? ?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024