Kurti për KosovaPress: Dorasi i tragjedisë në Gllogjan sa më shpejt të sillet para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur krim mizor e brutal, sulmin e sotëm në Deçan.

Ai për KosovaPress deklaroi se është siguruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që do të punohet në zbardhjen e rastit ku u vranë tre persona gjatë të sulmit të një autobusi në Gllogjan.


“Mora lajmin tronditës për këtë krim brutal e mizor që i la tre qytetarë të vdekur. Kam kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë maksimumin dhe sa më shpejt dorasin ta sjellin para drejtësisë. Aq e trishtueshme, tronditëse, pikëlluese, është tragjedia e sotme në Deçan sa disi më ka lënë pa fjalë, por nuk guxon të na lë pa vepra. Dhe Policia e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më kanë siguruar që po bëjnë gjithçka që është në kapacitetet e tyre në mënyrë që edhe të zbardhet rasti sa më parë edhe të mundësohet pa vonesa drejtësia”, ka deklaruar Kurti.

Kurti theksoi se duhet të pritet për motivet e dorasit, në mënyrë që të merren masat për parandalimin e rasteve të tilla.

“Duhet të presim për motivet e dorasit dhe për hetimet preliminare në mënyrë që të flasim se çka duhet të bëjmë për këso llojesh që edhe t’i parandalojmë por edhe hetojmë e ndëshkojmë”, shton Kurti për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.