Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke ju drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.

Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve tha se FSK ka dëshmuar se është profesionale.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështua e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së[…] Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.


Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se aspirata e popullit realizohet atë ditë kur forca bëhet anëtare e NATO-s.

“Historia jonë si vend është një histori që themelet e saj i ka në përpjekjet ndër brezat për liri dhe pavarësi. Në këtë ditë ne jemi krenarë me ushtrinë profesionale, e cila po forcohet çdo ditë. Aspirata e popullit realizohet atë ditë kur ne bëhemi anëtarë të NATO-s. Ne sot jemi krenar që FSK ka shërbyer krahë për krahë Amerikës”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: