Kurti për emërimet nëpër pozita shtetërore: Janë profesionistë të spikatur

Kurti për emërimet nëpër pozita shtetërore: Janë profesionistë të spikatur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdim të intervistës për RTK-në, është pyetur për akuzat që lidhën me nepotizmin në qeverinë e tij, duke thënë se nuk mund të emërojnë këshilltarë që nuk përputhen me programin e tyre.

Kurti, emërimin e familjarëve nëpër pozita e arsyeton duke thënë se janë profesionistë të spikatur.

“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt kjo nuk është bërë për shkak që e ka atë lidhje familjare, por bëhet fjalë për një profesionist të spitakur. Duhet ta dallojmë shërbyesin civil, prej të emëruarit politik. Unë ministra e ata këshilltar të tyre, nuk mund t’i emërojmë njerëzit që nuk përputhen në bindje dhe në të njëjtën kohë nuk e pranojnë programin”, tha Kurti.


Ai madje tha se opozitarët po mundohen të gjejnë njolla edhe aty ku s’ka.

“Tash, çfarë do krahasimi me të kaluarën përbesë është i pavend dhe në herën e kaluar kur në fund në pranverën e vitit 2020, doli që afër 50 persona nëpër borde u vendosen, prej tyre dolën vetëm 4 persona me libreza të Vetëvendosjes, e tash s’janë më as 4. Meqenëse nuk mund të flasin se unë ia rrita pagën vetit përt  të blerë kravata, apo si unë shkova për skijim në Bansko, meqenëse nuk kemi skandale të tilla përpiqen të gjejnë njolla edhe aty ku s’ka. Përpiqen të gjejnë njolla në këmisha të bardha ata që janë këmishëzi”, shtoi Kurti.

Kujtojmë se ditët e fundit u emëruan bordet e reja të Postës së Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”.

Lexo edhe

Video