Kurti për Arben Vitinë: Do ta ketë mbështetjen time për zhvillimin e Prishtinës

Kurti për Arben Vitinë: Do ta ketë mbështetjen time për zhvillimin e Prishtinës

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ditën e parë të fillimit të fushatës për balotazh nëpër komuna, ka thënë se kandidati i tyre për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia do ta ketë mbështetjen e tij të plotë për planet konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina.

Kurti ka postuar një video në Facebook, ku edhe ka shkruar se i ka 144 arsye për të votuar për Benin, por sot do ta ndaj vetëm një.


“Të tjerat i gjeni në programin e Benit këtu: link i programit). Beni do ta ketë mbështetjen time të plotë për planet e tij konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina. I ftoj edhe kolegët e mi – Glauk Konjufca, Hekuran Muratin, Artane Rizvanolli, Hajrulla Cekun, Rozeta Hajdarin, Donika Gërvallan e të tjerët t’i tregojnë me video arsyet dhe planet e tyre për ta mbështetë Benin në transformimin e Prishtinës. Të dielën më 14 nëntor – mos harro. Dil e voto”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video