Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti paralajmërojnë krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Kurti paralajmërojnë krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Albin Kurti ka paralajmëruar  krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore. Me këtë rast ai citon neni 51 të Kushtetutës së Kosovës për garantimin e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale.

Kurti nëpërmjet një shkrimi në Twitter thotë se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret.


“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: