Kurti para kancelarit gjerman: Dialogu të përqendrohet në njohje reciproke

Kurti para kancelarit gjerman: Dialogu të përqendrohet në njohje reciproke

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për medie, kreu qeveritar tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Kosova është proaktive dhe konstruktive në dialog duke sjell edhe propozime në linjë me vlerat e BE-së. Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke, pra jo në një njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog me njohje reciproke në qendër. Pikëpamje dhe bindja jonë është se njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo fund. Ne jemi të përkushtuar që të ecim shpejt dhe të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë shumë”, tha ai.

Duke folur për liberalizimin e vizave, ai tha se “mjaft është mjaft” dhe se i njëjti duhet të ndodhë për Kosovën.

“Nga kancelari Scholz kërkova që Gjermania të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Në korrik, pra edhe dy muaj bëhen katër vjet që prej  Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret. Tani është koha të thuhet se tani mjaft është mjaft”, tha ai.


Kreu qeveritar tha se në Ballkanin Perëndimor ka faktor që i dirigjon Kremlini që paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë.

“Në Ballkanin Perëndimor ka faktor që i dirigjon Kremlini që paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë. Ne nuk jemi të frikësuar, por jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm. Ndonëse Kosova nuk është në NATO, por NATO është në Kosovë, ndonëse Kosova nuk është në BE, BE-ja është në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë tha se nuk mbështesin iniciativat e tjera alternativa të Procesit të Berlinit.

“Të gjitha iniciativat rajonale ne i pranojmë mirëpresim dhe i konsiderojmë të dobishme atëherë kur e kemi BE-në brenda si vlerë dhe gjithashtu pjesëmarrës aktiv. Gjitha iniciativat e tjera paralele të cilat dëshirojnë të hapin Ballkanin për fuqitë nga lindja ose veri-lindja ne nuk i mirëpresim dhe konsiderojmë se janë të panevojshme”, tha ai.

Para kancelarit gjerman, Kurti kërkoi që pavarësia e Kosovës të njihet nga pesë vendet mos njohëse të BE-së.

Lexo edhe

Video

4 Comments

Komentet janë të mbyllura.