Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë shtuar komunikimin me ndërkombëtarët dhe ka theksuar se qetësimi i situatës në veri të vendit është qëllim i përbashkët. Ai ka deklaruar se kryetarët e zgjedhur në komunat veriore janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave dhe në shërbim të qytetarëve.
Kurti ka bërë një adresim në llogarinë e tij Facebook.
“Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtar, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”, ka thënë Kurti.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.