Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kurti: Nuk jam i interesuar që të takoj opozitën dy-tri ditë para se të shkojmë në dialog

Kurti: Nuk jam i interesuar që të takoj opozitën dy-tri ditë para se të shkojmë në dialog

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është herët të mendohet për platformë të dialogut tani, meqë nuk është duke filluar ky proces këtë muaj. Madje, sipas tij ky do të ishte gabim strategjik, meqë kështu do të shndërrohen në shënjestër. Ai ka njoftuar se në maj do të ketë takim me Borrel, e para fillimit të dialogut ai tha se do të ketë takime me krerët e partive të opozitës. Për vaksinat është shprehur optimist, duke thënë se është çështje ditësh kur në Kosovë do të vijnë vaksinat tjera.

Ai ka deklaruar se do të ketë një darkë pune me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrel me 18 maj, duke përsëritur se takimi i 11 majit nuk do të mbahet.

“Takimi i tillë e kemi lën që të mbahet diku në muajin në qershor. Por, besoj që ditë para asaj date do të njoftojmë të gjithë. Sa i përket temave të diskutimit, ato mund të vijnë në shprehje vetëm kur pajtohen të dy palët. Pra nuk mund të ketë tema që do të jenë vetëm të njërës palë. Por, kemi disa gjëra të tjera derisa të mbërrijmë në atë pikë. E në njërën anë është diskutimi ynë i brendshëm edhe me kryetarët e partive politike opozitare edhe në Kuvendin e Kosovës ku jemi bashkë pozitë e opozitë. Edhe një lloj radiografie e gjendjes së dialogut në raport me Serbinë, përkitazi me procesin e deritanishëm me marrëveshjet e shumta që janë arritur”, ka njoftuar Kurti para gazetarëve.

Por, që ka shtuar se takimi që mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por takim i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka siguruar se shumë ditë para se të shkoj në tryezën e dialogut do të takohet me krerët e partive politike opozitare. Duke shtuar se në këtë tryezë do të insistojnë që Kosova të trajtohet si palë, e jo temë.

“Në muajin maj nuk pritet as takim e lëre më kapitulli i ardhshëm i dialogut me Serbinë. Për të cilin për neve është vendimtare që të jetë parimor, i barabartë, përfaqësuesit duhet të jenë të barabartë aty. Ne insistojmë që Kosova të jetë palë, e jo temë në tryezë. Ne jemi shtet, e kemi shpallur pavarësinë dhe të tillë e konsiderojmë vetën. Dhe kërkojmë të na konsiderojnë gjithsecili që është tjetër. Në Bruksel unë edhe e kam thënë që prioritet e kemi çështjen e programit qeverisës, këtë e miratuam sot në qeveri. Duhet ta diskutojmë edhe në parlament. Tash unë nuk di të them me data saktë, mirëpo gjatë muajit maj padyshim që do t’i zhvillojmë takimet me kryetarët e partive politike opozitare. Duhet ta shikojmë agjendën se kur do të mund t’i zhvillojë sa më parë, sepse edhe për atë jam i interesuar. Nuk jam i interesuar që t’i takojë dy-tri ditë para se të fillojë dialogu në qershor. Por, shumë më herët që të zhvillojmë diskutimin”, ka deklaruar Kurti.


 Kurti tha se duhet përgatitje e kohë para vendosjes së masës së reciprocitetit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke e përgatitur një raport për mua me të  gjitha shkeljet qe bën Serbia të marrëveshjes së CEFTA. Ne do ta përdorim përveç CEFTA-n edhe EFTA ku gjithashtu do të jetë një shans i madh i joni për të krijuar konkurrencë të lirë dhe të fer. Sepse me këto barriera tarifore që na i vendos Serbia, një gjë e tillë është e pamundur. Pra, po krijojmë një dosje përmes analizës që e bën ministria… Pra, na duhet një analizë, sepse ti e ke pasur reciprocitetin ta kanë hequr reciprocitetin. Tash neve po na duhet një analizë që kur ta zbatojmë reciprocitetin të mos na dështojë. Edhe na duhet kjo analiza ky lloj studimi në mënyrë që të përgatisim dosjen para se të njoftojmë faktorët ndërkombëtarë. Ne nuk duam të befasojmë faktorin ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se është çështje ditësh se kur do të vijë kontingjenti me vaksina.

“Është e vërtetë se ende nuk kemi ende vaksina që ne i kemi blerë me parat e buxhetit. Ndonjë qeveri e mëhershme edhe do të mund t’i kishte blerë ndoshta, por vaksinat nuk i kishin parë. Tash Qeveria e Kosovës është çështje ditësh kur do të sjell kontingjentin e radhës të vaksinave. Numri i të cilave do të jetë më i madh se sa këto që i kemi marrë deri tash së bashku. Ndërsa, në fund të majit ose në fillim të qershorit do të marrim shumëfishin e këtyre”, ka premtuar Kurti.

Sa i përket bartjes të të hyrave vetanake për komunat, ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se duhet të shqyrtohet ligjshmëria e procesit dhe e bartjes në kategori përkatëse. Ai ka pranuar që në disa komuna ka vonesa në pagesa, por që nuk mund të kthehet në urgjencë.

Lexo edhe

Video

error: