Kurti: Nuk i kam thënë Grenellit se do ta heqim taksën pa reciprocitet

Kurti: Nuk i kam thënë Grenellit se do ta heqim taksën pa reciprocitet

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk i kishte premtuar asnjëherë të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se do ta hiqtë taksën pa reciprocitet.

Kurti reagoi pas intervistës së Grenell në T7 ku tha se kryeministri i Kosovës e kishte shikuar në sy dhe i kishte premtuar heqje të taksës.


Megjithatë, Kurti tha se është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkroi Kurti në Facebook.

Lexo edhe

error: