Kurti: Nuk do t’iu shmangemi vështirësive, por do t’iu bëjmë ballë

Kurti: Nuk do t’iu shmangemi vështirësive, por do t’iu bëjmë ballë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së vendit tonë.

Ai përmes një video-mesazhi në Facebook ka thënë se sot Kosova nuk është në ditët e saj më të mira, por ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë.

“Ne të gjithë kemi mospajtimet e dallimet tona, por si Qeveri është koha të marrim vendime, nuk do t’ju shmangemi vështirësive por do t’iu bëjmë ballë atyre”, ka thënë ai.


Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton do t’i plotësojë kërkesat e popullit të saj.

“Pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vazhdon të jetë sfida para nesh. Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se së bashku duhet që të punohet në të gjitha sferat e rëndësishme të vendit.

Lexo edhe

Video

error: